Ekskluzive/ Ja si babë e bir u sulmuan nga Alket Muho 3 vite para vrasjes. Misteri që mbetet(FOTO)

Pushimi i hetimeve për Alket Muhon nga Prokuroria e Gjirokastrës

1 / 7

Dino Muho me plagë sëpate në kokë

2 / 7

Kallëzimi në Prokurori nga Hetem Muho për rastin e të shtënave me armë

3 / 7

Ekspertiza mjeko-ligjore për rastin e Dino Muhos

4 / 7

Pushimi i hetimeve për Alket Muhon nga Prokuroria e Gjirokastrës

5 / 7

Kallëzimi në Prokurori nga Hetem Muho për rastin e të shtënave me armë

6 / 7

Pushimi i hetimeve për Alket Muhon nga Prokuroria e Gjirokastrës

7 / 7
10 Shtator 2018, 18:55

Shqiptarja.com dhe Report Tv sigurojnë foto dhe dokumente ekskluzive që kanë lidhje me vrasjen në fshatin Rabije të Tepelenës, ku babë e bir Hetem Muho 59-vjeç dhe djali i tij 20 vjeçar Dino Muho qëndrojnë pas hekurave për vrasjen e 43-vjeçarit, Alket Muho të njohur edhe si ‘informator’ të policisë. Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e 6 shtatorit, ndonëse rasti u bë publik vetëm gjatë pasdites së asaj dite.

Fotot dhe dokumentet e siguruara tregojnë se babë e bir kanë qenë të paktën dy herë të sulmuar nga Alket Muho, por në të dyja rastet babai dhe i biri kanë kërkuar ndimën e policisë. Pra, Alket Muho ka vepruar gjithmonë si i ' fortë' dhe jo e kundërta.

Në foton e siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report TV duket 20-vjeçari Dino Muho, i sulmuar në datë 20 dhjetor 2015-të me sëpatë nga Alket Muho.Për rastin e tij, i ati Hetemi ka bërë një kallëzim në polici. Nga ekspertiza e policisë shkencore rezulton se plagët e shkaktuara mund të kishin qenë fatale për të riun, por çështja është mbyllur me kaq dhe ‘informatori’ është lënë i lirë. Në këtë rast Hetemi që kishte konflikt me Alketin nuk zgjodhi të bëjë vetëgjyqësi.

b.ha./Shqiptarja.com