Ekspozita e Maks Velos ''Fshati primitiv''

Foto nga ekspozita “Fshati primitiv”

1 / 13

Foto nga ekspozita “Fshati primitiv”

2 / 13

Foto nga ekspozita “Fshati primitiv”

3 / 13

Foto nga ekspozita “Fshati primitiv”

4 / 13

Foto nga ekspozita “Fshati primitiv”

5 / 13

Foto nga ekspozita “Fshati primitiv”

6 / 13

Foto nga ekspozita “Fshati primitiv”

7 / 13

Piktori Maks Velo

8 / 13

Foto nga ekspozita “Fshati primitiv”

9 / 13

Piktori Maks Velo

10 / 13

Foto nga ekspozita “Fshati primitiv”

11 / 13

Foto nga ekspozita “Fshati primitiv”

12 / 13

Foto nga ekspozita “Fshati primitiv”

13 / 13
18 Janar 2019, 15:21

Tashmë ëndrra, imagjinata, fantazia edhe portretet njerëzore vijnë para tij me ngjyra. Procesi ka nisur edhe e zeza, e persekucioni që e ka ndjekur gjatë socrealizmit mbulohen nga një botë plotë ngjyra, teksa ndriçohen nga meteorë.

Janë këto imazhet e veçanta dhe reminishencat e së shkuarës së rëndë të arkitektit edhe piktorit të njohur Maks Velo, që vijnë të ekspozuara në rreth 40 tablo nën titullin “Fshati primitiv ndriçohet nga meteorë” në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura.  Vet artisti flet më shumë për punën e bërë gjatë tre viteve të fundit.

“Fshati primitiv është gjithë bota. Janë shpellat kur ka dalë edhe nga e cila kemi dalë edhe ne. Janë paraardhësit tanë. Arti modern për mua bazohet tërësisht në artin primitiv. Edhe nëse do që të jesh i sigurt në bazament kalo tek shpella. Sigurisht që kjo është një metaforë, sepse unë kam krijuar skena të ndryshme me imazhe primitive që takohen me modernitetin, këto figura, këto kuadro janë gjërat më moderne që janë bërë në vitin 1963, ky është populli im. Këto kanë qenë në bardhezi në një libër edhe për herë të parë edhe vijnë me ngjyra,” - Maks Velo, piktor.

Velo ndalet edhe tek nudot, të cilat i quan të “vonuara”.

“Thonë nudot e vonuara të Maks Velos, por nuk ishte faji im, se unë doja që t’i bëja qëkur isha i ri, por po i bëj tani. Problemi është që unë punoj shumë, kur lodhem edhe dua të pushoj, bëj një nudo. Por këtu nuk kam model. Këtu nuk të vjen njeri që të pozojë, prandaj të gjitha i kam me imagjinatë. Gjëja më e vështirë është piktori edhe modeli. Mua më pëlqen një nudo, që ta marrë, të këtillë nuk të vijnë vajzat. Kjo ishte gjëja më e vështirë që kam bërë, sepse nuk e arrija dot atë edhe më së fundmi arrita në letër të trashë arsh, që është letra më e mirë në botë edhe me akrilik”.

Ndërsa, artistët Ksenofon Dilo edhe Mikel Temo shohin këtë ekspozitë të njëjtën gjuhë të Maks Velos ndër vite, por tanimë me ngjyra

“Vite më parë, i organizova Maksit një ekspozitë grafike, ishin vizatime. Ajo që mundet të them është që Maksi është po i njëjti në gjuhën e tij, por tani ka evoluar në drejtime të tjera, sidomos i jep rëndësi ngjyrës. Por gjithsesi është Maksi gjithnjë. Nuk ka qenë e lehtë që të pikturosh në këtë trajtë. Mendoj se ka ecur mirë në rrugën e tij, sigurisht që ka pasur peripeci, prandaj ka të drejtën që të thotë një fjalë më shumë për jetën, edhe mendimet që ka pasur. Kjo ekspozitë  shpalos bukur, sidomos në disa tablo që ndihet edhe koloriti i kostumeve popullore, jo përsëritja edhe ekzaltimi i tyre, por si të thuash një perceptim i ndërgjegjshëm i subkoshiencës së tij, që shpalosen në këto tablo që janë abstrakte përgjithësishtl,”- tha piktori Ksenofon Dilo.

Ndërsa kuratori i ekspozitës, Mikel Temo u shpreh se: Tashmë ai ëndërron edhe fantazon me ngjyra, ndërkohë që më herët fantazonte në bardhezi. Kjo vjen për shkak të persekucionit gjatë komunizmit, edhe tashmë makthet e asaj periudhe, i ëndërron me ngjyra. Fshati primitiv jemi ne të gjithë, edhe ai vet është brenda fshatit primitiv. Sepse, ne gjithmonë jemi në kërkim të diçkaje të reje edhe më sublime, por nëse shohim imazhin njerëzor me të cilin Maksi punon do ta krahasonim me atë të shpellave të njeriut të parë, kur vendoste thjesht shenjën si pjesë e gjuhës së të shprehurit. Po këtë gjuhë përdor Maksi, figura njerëzore është thjesht një shenjë, por nëpërmjet ngjyrës.

Ekspozita do të qëndrojë hapur në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura deri në datë 30 janar.