26 vite më parë, kur kryeministri Edi Rama ishte pedagog në Akademinë e Arteve, artisti Hubert Lobnig u mirëprit nga Rama në shtëpinë e tij. Artisti austriak vizitoi Tiranën për herë të parë në vitin 1992 nga ku bëri një seri fotografish, të cilat vijnë sot në ekspozitën “ Ri lidhje me sferën publike”.
Ideja e Hubert Lobnig për një ekspozitë me temën e hapësirës publike bazohet në vëzhgimin e ndryshimit rrënjësor që ka pësuar marrëdhënia e shoqërisë shqiptare ndaj hapësirës publike të kryeqytetit, që nga viti 1992 deri më sot.
Janë pikërisht pedagogët Pjerin Kolnikaj, Najada Hamza së bashku me Edi Ramën të cilët kishin një qasje tjetër ndaj hapësirës publike dhe dëshirën për ta ndryshuar atë, ndaj edhe pasqyrohen në këtë ekspozitë. Megjithatë, është ky edhe një truk i këndshëm i artistit Lobnig për të tërhequr vëmendjen e shqiptarëve, pasi Rama njihet më shumë për karrierën e tij politike dhe artin, se sa për periudhën kur ai ka qenë pedagog. Lobnig e zbulon më qartë këtë anë të tij.
Edhe vizatimet e Werner Reiterer, pjesë e ekspozitës pasqyrojnë një lidhje të së shkuarës dhe të ardhmes shqiptare. Mes bunkerëve të komunizmit qëndron qielli europian...











