Një marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua sot midis Bibliotekës së Qytetit të Elbasanit "Qemal Baholli", dhe Institucionit të Paraburgimit Elbasan.
Kjo marrëveshje synon krijimin e një biblioteke ambulante, e cila do t’u mundësojë të paraburgosurve qasje të rregullt dhe të vazhdueshme në libra dhe literaturë të ndryshme, duke mbështetur procesin e edukimit dhe rehabilitimit të tyre.
Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, dhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z. Gledian Llatja.