Elbasan, fishekët shkaktojne shpërthim të fuqishëm pas zjarrit në një banesë

Fishekët që shkaktuan shpërthimin pas zjarrit

1 / 5

Zjarri te banesa në Elbasan

2 / 5

Zona ku ndodhet banesa që ra zjarri

3 / 5

Banesa ku ra zjarri dhe ndodhi shpërthimi

4 / 5

Ambulanca në vendin e ngjarjes

5 / 5
20 Shkurt 2019, 14:29

Një shpërthim ka ndodhur në një banesë të braktisur në qytetin e Elbasanit. Shpërthimi ndodhi në lagjen 5 Maji përballë spitali psikiatrik. 

Sipas policisë, në banesën e braktisur ka rënë një zjarr ndërkohë që shpërthimi ka ardhur pasi në shkurret rreth saj kanë qenë të fshehur disa fishekë të vjetër të cilët kanë plasur si pasojë e zjarrit.

Ndërkohë që banorët thonë se kjo banesë përdorej nga përdoruesit e drogës, ndonëse nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo jo.

Report Tv mëson se në vendngjarje kanë shkuar dy makina zjarrfikëse të cilat po punojnë për neutralizimin e situatës, ndërkohë që disa banorë janë evakuar për shkak të tymit të madh.

b.ha./Shqiptarja.com