Elbasan, merrnin para nga studentët, dalin para gjykatës Dekani dhe 2 pedagoget

1 / 7
2 / 7
3 / 7
4 / 7
5 / 7
6 / 7
7 / 7
11 Maj 2018, 14:13

Pedagogët e Universitetit të Elbasanit të arrestuar për korrupsion, pasi iu merrnin para studentëve në këmbim të notave kaluese, kanë dalë sot përpara Gjykatës ku do të njihen me masën e sigurisë.

Dy ditë më parë në prangat e policisë dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Albert Riska si dhe dy pedagoget Elvira Lumi dhe Erjola Calja. Krahas tyre u arrestuan edhe dy sekserët Petrit Kodra e Admirim Kala si dhe dy studentët Adem Ngjela e Marius Calja.

Gjykata do vendosë masën e sigurisë për shtatë të arrestuarit. Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin dyshohet se në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve. Aksioni në fjalë vjen në prag të sezonit të provimeve. Ndërkohë mësohet se organi i akuzës vijon hetimet për evidentimin e veprimtarisë kriminale edhe ndaj persona të tjerë.

b.ha./Shqiptarja.com