Elbasan- Patrulla e policisë përplaset me një automjet, një i plagosur (FOTO)

1 / 7
2 / 7
3 / 7
4 / 7
5 / 7
6 / 7
7 / 7
24 Nëntor 2019, 08:21

ELBASAN- Patrulla e policisë është përplasur mbrëmjen e djeshme me një  automjet pranë shkollës 9-vjeçare Naim Frashëri në Elbasan.

Për pasojë ka mbetur i plagosur Komandati i Grupeve të Gatshme Enver Muça. Ai është dërguar në Spitalin Kirurgjik në Elbasan ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, ndërsa ende nuk bëhen të ditura shkaqet e saj.

b.ha./Shqiptarja.com