Elbasanasi me probleme mendore godet shitësen me çekiç në kokë në tentativë për të grabitur

Shitësja e plagosur Anxhelina Panxhi

1 / 5

Foto nga vendi i ngjarjes

2 / 5

Foto nga vendi i ngjarjes

3 / 5

Foto nga vendi i ngjarjes

4 / 5

Shitësja e plagosur Anxhelina Panxhi

5 / 5
18 Shtator 2019, 22:29

ELBASAN-Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen '5 Maji'. Një person në përpjekje për të grabitur një dyqan ka hasur në rezistencën e shitëses. Gjatë përleshjes, autori e ka qëlluar me çekiç në kokë duke e lënë të plagosur.

Autori është Alert Carroshi rreth 45-vjeç me probleme mendore, ndërsa mësohet se është neutralizuar nga klientët e një lokali përballë dhe më pas e ka marrë policia duke e dërguar në komisariat.Ndërkohë që shitësja e plagosur Anxhelina Panxhi 30-vjeçe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes dhe të shitëses që mbeti e plagosur.