ELBASAN- Duket se zyrtarisht kemi hyrë në stinën e lagësht të vjeshtës. Ditën e sotme qyteti i Elbasanit është goditur nga një stuhi ere e reshjet intensive në të gjithë zonën. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se në qytet ka patur edhe reshje breshri e rrëshqitje dherash që kanë bllokuar rrugët. Po ashtu raportohet se nga erërat e forta janë shkulur edhe disa pemë.
Edhe në qytetet e tjera të vendit ditën e sotme janë shtuar vranësirat dhe rrymat ajrore kanë qenë më të forta.












