EMRAT/ Hidhet sot shorti për KED-ne e re, zgjidhen përfaqësuesit nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykatat e Apelit

Kandidatët e propozuar nga Gjykata Kushtetuese

1 / 6

Kandidatët e propozuar nga radhët e Gjykatës së Lartë

2 / 6

Kandidatët e propozuar nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme

3 / 6

Kandidatët e Propozuar nga radhët e Gjykatave të Apelit

4 / 6

Kandidatët e propozuar nga anëtarët e prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

5 / 6

Kandidatët e propozuar nga e anëtarët e Gjykatave Administrative

6 / 6
4 Dhjetor 2020, 11:39

Në institucionin e Presidentit i Republikës ka nisur shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. KED me anëtarët e rinj do të funksionojë përgjatë vitit 2021.

Në short janë kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Sapo janë zbuluar dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Mësohet se vitin e në vitin 2021 anëtare të KED-së do të jenë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska. Anëtare zëvendësuese në KED si përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese është shortuar Fiona Papajorgji.

Ervin Pupe është zgjedhur përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë, ndërsa Ilir Panda anëtar zëvendësues.

Adnan Xholi zgjidhet anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme. Anëtar zëvendësues është zgjedhur Kujtim Luli.

Anëtarët përfaqësues nga Gjykatat e Apelit në KED janë zgjedhur Astrit Kalaja dhe Elona Toro. Anëtari zëvendësues do të jetë Zegjine Sollaku.

Gjon Fusha dhe Genti Xholi do të jenë anëtarët për vitin 2021 në KED si përfaqësues të Prokurorive të Apelit. Ndërsa goglat zgjodhën Kleant Zekën si përfaqësues zëvendësues.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtar me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve

Riformatimi i KED bëhet shumë i rëndësishëm në këtë moment pasi pritet që të ecet  para me plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

b.ha./Shqiptarja.com