Ende aktive vatra në Dishnicë të Korçës, 60 forca në terren nga zjarrfikësja, ushtria dhe pyjorja për të parandaluar përhapjen e flakëve

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
25 Korrik, 08:36

Vijon përpjekja e më shumë se 60 forcave zjarrfikëse, Pyjores, Ushtrisë dhe nga njësi të tjera, që janë në terren prej orës 05:00 të mëngjesit me vatrën e zjarrit në fshatin Dishnicë të bashkisë së Korçës.

Vatër e cila strukturat janë duke bërë çdo përpjekje për të hapur korridore, me qëllim që të mos lejohet përhapja në drejtim të Çardhakut, informon gazetari i report Tv, Armand Braho.

Terreni malor i thyer dhe temperaturat e shoqëruara nga era e vështirësojnë aksionin, por forcat janë të angazhuara për të mundësuar izolimin dhe neutralizimin e vatrës.

“Mbrojtja e pyjeve dhe pasurisë është detyrë e të gjithëve, ndaj kujdesi duhet të jetë maksimal!”, thuhet në një njoftim të emergjencave lokale.

r.k./Shqiptarja.com