Nisin në junglindje të Shqipërisë reshjet e para të dëborës për këtë vit. Mësohet se reshjet kanë nisur vetëm pak minuta më parë në lartesitë mbi 1400 metra mbi nivelin e detit.
Kryesisht te përqendruara në fshatin turistik të Dardhës, në majën e Bigllit. Aktualisht reshjet e dëbores po bien me intesitet të ulët dhe nuk kanë krijuar problematika në qarkullimin e automjeteve, por grupet e punës ndodhen në terren.
Në 48 orët e fundit në qarkun e Korçës kanë rënë ndjeshëm temperaturat të cilat sjellin zyrtarisht nisjen e stinës së dimrit. Aktualisht temperaturat në Dardhë shkojnë 3 gradë celcius, ndërsa reshjet priten të vazhdojnë edhe gjatë natës.