Erion Braçe: 26 vite nga koha kur përfundoja në birucën e Berishës si gazetar! Pasardhesi i tij, kopja e errët kërkon të vrasë të vërtetën

1 / 3
2 / 3
3 / 3
25 Tetor 2020, 19:09

Në birucë si gazetar-ishte! Në ferr si gazetar -është!

Miku i mirë Nikolle Lesi, më dergoi këto dy foto nga Koha Jonë e vitit 1994!

Nuk e mbaj mend e sata here ishte  qe na conin ne biruce, por ka qenë e njëjtë me herën e mitingut te rradhës se opozitës;

Sa herë kishte miting atëkohe, na prisnin të dilnim nga redaksia e na merrnin! Të vetmit që flisnim, protestonim ishim ne dhe Koha Jonë;

Kërkush tjeter! 26 vite me pas birucë për gazetarët nuk ka me, nuk ndodh prej vitesh; Por vendi per gazetarin qe thote te verteten eshte edhe me i keq, ferri! Ca të forte me pushtet, madje dhe pushtet rrugë, kanë media, blejne media;

Kur nuk ja dalin me këtë menyre te kene gazetarine e tyre, atehere sillen si mafia, camorra, refuzojne te verteten, relativizojne te verteten;

Nuk merren me te, heshtin rreth saj, nuk pergjigjen, por merren me ate qe thote te verteten,  e sulmojne, e godasin familjarisht, shpifin per te, me nje qellim-ta bejne te pabesueshem!

Aaa sa gabim e kishin dhe sa gabim e kane; Sali Berisha nuk e kuptoi kurre se biruca ai instrument nuk e vrau dot te verteten e opozites.

Pasardhesi i tij, kopja e errët, nuk e kupton e nuk do e kuptoj kurrë se te vrasesh lajmesin, nuk e zhben dot te verteten, posacerisht kur e verteta deshmon per nje krim penal te dukshem!