Festat e fundvitit, shikoni si është transformuar sheshi 'Skënderbej' (FOTO)

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
13 Dhjetor 2019, 11:55

Pas ditëve të vështira pas tërmetit të 26 nëntorit, Tirana i është rikthyer normalitetit, e megjithatë përveç dëmeve materiale, lëkundjet e vazhdueshme sizmike sollën jo pak gjendje ankthi e shqetësimi, sidomos te fëmijët.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë ndezur dritat e pemës së madhe të Vitit të Ri në shesh, jo thjesht si një kremtim për festat, por edhe si mesazh se ka shpresë e dritë në errësirën që shpesh mbjell frika dhe pasiguria nga kapriçot dramatike të natyrës.Kudo shikon dhjetëra pika lojërash me drita shumëngjyrëshe e performanca zbavitëse për fëmijët.