Fluturimi i parë i “Air Albania” nga Tirana drejt Stambollit me studentët e ekselencës (FOTO)

Fluturimi i parë i AIR Albania

1 / 10

Fluturimi i parë i AIR Albania

2 / 10

Fluturimi i parë i AIR Albania

3 / 10

Fluturimi i parë i AIR Albania

4 / 10

Fluturimi i parë i AIR Albania

5 / 10

Fluturimi i parë i AIR Albania

6 / 10

Fluturimi i parë i AIR Albania

7 / 10

Rama në inaugurimin e fluturimit të parë të AIR Albania

8 / 10

Fluturimi i parë i AIR Albania

9 / 10

Rama në inaugurimin e fluturimit të parë të AIR Albania

10 / 10
15 Shtator 2018, 11:40

TIRANE-Kompania e parë ajrore shqiptare “Air Albania” ka nisur zyrtarisht fluturimet ditën e sotme. Destinacioni i parë i linjës së re është Tiranë-Stamboll-Tiranë me 80 studentët e ekselencës.

Ndërsa do të  ketë  edhe destinacione të tjera në qytetet europiane si Roma, Londra apo Milano. I pranishëm në Rinas në ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ai tha se studentët e ekselencës janë këmba më e mbarë për të nisur historinë e fluturimeve të kompanisë së parë ajrore shqiptare.

Këtë fluturim të parë të muajit të testit e bëjnë studentët dhe maturantët e ekselencës, është një fluturim simbolik. Gjatë gjithë muajit do të ketë disa të tillë. Arsyeja se përse na shkoi mendja te ju, është sepse jeni, fytyra e ndritur e gjeneratës tjetër dhe meritoni që të keni të gjithë vëmendjen dhe respektin dhe njëkohësisht edhe një dhuratë simbolike për gjithçka keni bërë.

Erdha vetëm të përcjell grupin tuaj dhe jam i bindur jeni këmba më e mbarë për kompaninë tonë të flamurit. Tani do ia jap fjalën një vajze, që e kam takuar për herë të parë në gjimnazin ‘Ali Demi’ në Vlorë, ndërsa sot është studente e ekselencës.  Bëjmë dhe pak metra bashkë dhe ju vazhdoni lart, ne vazhdojmë të tërheqim këmbën zvarrë këtu në tokë

b.ha./Shqiptarja.com