Opozita shqiptare zhvilloi sot për mbi dy orë një protestë në katër akse kryesore që të sjellin në Tiranë duke i bllokuar. Mosbindja civile e opozitës nisi në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 12:20 minuta, ndërsa u bllokuan akset; rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, rrethrrotullimi në Çermë, rrethrrotullimi Milot dhe në Vorë.
Në Elbasan, Milot dhe në Vorë u shënuan incidente, ndërsa në Lushnje protestuesit kërkuan largimin e Ramës me këngë. Në Milot dhe në Elbasan u dogjën goma makinash, ndërsa në Vorë protestuesit u përplasën me një motorist dhe një drejtues makine. Gjithashtu në Milot policia dhe protestuesit u përplasën për disa minuta, por më pas situata u qetësua.












