FOTO Ekskluzive/ Kapen 143 kg kokainë në kontenierin me banane, u nis nga Ekuadori në fillim të marsit (FOTO)

Kokaina e sekuestruar në portin e Durrësit në tavanin e konteinerit

1 / 13

Kokaina e sekuestruar në portin e Durrësit në tavanin e konteinerit

2 / 13

Kokaina e sekuestruar në portin e Durrësit në tavanin e konteinerit

3 / 13

Anija në të cilën ishte ngarkuar konteineri ku u gjet droga

4 / 13

Erjon Peti, ortaku i kompanisë ;Masabi Gruits' i shpallur në kërkim

5 / 13

Klajdi Xibraku, ortaku i kompanisë 'Masabi Fruits'

6 / 13

Kokaina e sekuestruar në portin e Durrësit në tavanin e konteinerit

7 / 13

Konteineri ku ishte fsheur droga

8 / 13

Kokaina e sekuestruar në portin e Durrësit në tavanin e konteinerit

9 / 13

Kokaina e sekuestruar në portin e Durrësit në tavanin e konteinerit

10 / 13

Kokaina e sekuestruar në portin e Durrësit në tavanin e konteinerit

11 / 13

Kokaina e sekuestruar në portin e Durrësit në tavanin e konteinerit

12 / 13

Kokaina e sekuestruar në portin e Durrësit në tavanin e konteinerit

13 / 13
11 Prill 2021, 08:18

TIRANË- Report Tv ka arritur që të sigurojë ekskluzivisht itinerarin e plotë të kontenierit nr. 616242 me banane në të cilin ishte fshehur kokaina që u kap mesditën e kësaj të shtune në portin e Durrësit. Kontenieri ku ishte fshehur sasia e kokainës, është ngarkuar në portin Quayaquil të Ekuadorit, e ndërsa deri në mbërritjen në Portin e Durrësit ka ndërruar në total 4 anije.

Gjithçka ka nisur në fillim të muajit mars, ku ngarkesa është futur në anijen MSC MIRRELLA në portin Guayaquil në Ekuador.

Ndalesa e parë që ka bërë kjo anije në të cilin ishte ngarkuar kontenieri i kompanisë shqiptare të bananeve "Masabi Fruits" ka qenë në portin Rodman të Panamasë, aty ku ka qëndruar për më pak se 24 orë.

Aty kontenieri ka ndërruar sërish anije dhe është zhvendosur nga MSC MIRRELLA në anijen MSC NAOMI dhe është nisur drejt Italisë për të kaluar tranzit në portin e “GIOIA TAURO” ne Kalabri. Në këtë port, kjo anije ka pasur ndalesën më të gjatë, prej më shumë se një jave, që përkon me fundin e marsin.

Sërish edhe në këtë port, kontenieri me sasinë e bananeve zhvendoset në anijen e tretë, të quajtur CONTSHIP, që u nis drjet portit Pireus, në Greqi.