FOTO/ Ja 4 prokurorët e çështjes Shullazi, shtyhet pretenca, mungojnë të pandehurit dhe avokati

Prokurorët e çështjes Shullazi ( Anton Martini, Donika Prela, Gent Osmani, Besnik Muçi )

1 / 11

Prokurorët e çështjes Shullazi ( Anton Martini, Donika Prela, Gent Osmani )

2 / 11

Prokurorët e çështjes Shullazi ( Anton Martini, Donika Prela, Gent Osmani, Besnik Muçi )

3 / 11

Prokurorët e çështjes Shullazi ( Anton Martini, Donika Prela, Gent Osmani, Besnik Muçi )

4 / 11

Prokurorja Donika Prela (kryesuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda )

5 / 11

Prokurorët e çështjes Shullazi ( Anton Martini, Donika Prela, Gent Osmani, Besnik Muçi )

6 / 11

Prokurorët e çështjes Shullazi ( Anton Martini, Donika Prela, Gent Osmani, Besnik Muçi )

7 / 11

Prokurorët e çështjes Shullazi ( Anton Martini, Donika Prela, Gent Osmani, Besnik Muçi )

8 / 11

Prokurorët e çështjes Shullazi ( Anton Martini, Donika Prela, Gent Osmani, Besnik Muçi )

9 / 11

Prokurorët e çështjes Shullazi ( Anton Martini, Donika Prela, Gent Osmani, Besnik Muçi )

10 / 11

Emiljano Shullazi dhe grupi i tij në një seancë gjyqësore

11 / 11
25 Shtator 2018, 10:19

TIRANE-Shtyhet sërish pretenca për Emiljano Shullazin. Shkak është bërë mungesa e të pandehurve në sallën e gjyqit dhe e avokatit të njërit pre tyre. Kjo ka bërë që trupa e prokurorëve e drejtuar nga kreu i këtij institucioni Donika Prela dhe nga Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani të vendosin për të shtyrë seancën për dhënien e pretencës për javën tjetër.

Para nisjes së seancës Krimet e Rënda janë blinduar nga RENEA dhe FNSH, ndërsa gazetari i Report Tv Arsen Rusta tha se 150 efektivë kanë rrethuar institucionin. Dosja e Shullazit futi në kaos prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë cështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.Refuzimi për shortin bëri që Arta Marku të niste hetimin disiplinor për 10 prokurorë, ndërsa 3 prej tyre i transferoi në rrethe. Vendimi u kundërshtua nga prokurorët, që tentuan të futen me forcë në zyrën e drejtueses së Krimeve të Rënda. Vala e largimeve përfshiu edhe Sokol Stojanin për shkak se ai nuk pranoi të hetonte prokurorët rebelë që nuk pranun dosjen Shullazi. Një ditë përpara seancës për dhënien e pretencës në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ambasada e SHBA deklaroi se “mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.

b.ha./Shqiptarja.com