FOTOT si do duket autostrada Milot-Balldren! Ja gjurma ku do të kalojë rruga prej 17 kilometra

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
10 Qershor, 14:15

Autostrada e re Milot-Balldre do të zhvillojë më shumë ekonominë e veriut të vendit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet se si do të duket rruga e re dhe se ku do të kalojë ajo, dhe shkruan se ky aks ka disa aspekte pozitive.

“Ky projekt do të lehtësojë lëvizjen, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do t’i japë një shtysë të re turizmit, biznesit dhe ekonomisë në Shkodër, Lezhë dhe gjithë veriun e vendi”, shkruan Rama.

Fituesi i koncesionit 35-vjeçar për ndërtimin e autostradës së re Milot-Balldre me fond limit 364 milionë euro u shpall kompania “Salillari” me shoqëritë e tjera ALB TIEFBAU” sh.p.k., “ERALD-G” sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k.

    SI.E./Shqiptarja.com