FOTO - Përplasje para gjykatës në Vlorë mes 10 personave për guroren

1 / 14
2 / 14
3 / 14
4 / 14
5 / 14
6 / 14
7 / 14
8 / 14
9 / 14
10 / 14
11 / 14
12 / 14
13 / 14
14 / 14
26 Korrik 2018, 10:41

Dy persona janë lënduar pas një konflikti fizik mes dy palëve para ambienteve të gjykatës në qytetin bregdetar. Sot ishte parashikuar zhvillimi i seancës gjyqësore mes banorëve të një fshati në Selenicë dhe një biznesi gurore.

Para nisjes së seancës ku do të jepej vendimi, dy palët, përfaqësuesit e biznesit dhe pronarët e tokës ku kërkon që të kalojë firma për në gurore, por që nuk lejohet nga banorët janë përplasur fizikisht. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, momenti i shoqërimit dhe dëshmitë e personave që janë konfliktuar.

Në sherr janë përfshirë 10 persona, ndërsa 2 janë lënduar, duke marrë disa plagë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit nga përplasja, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar në komisariat për të sqaruar ngjarjen, 2 banorë të fshatit, që pretendojnë pronësinë mbi rrugën kur kërkon të kalojë firma, ndërsa kanë nisur hetimet.