FOTO - Shuhet zjarri i madh në Greqi, po punohet për gjetjen e të zhdukurve

1 / 30
2 / 30
3 / 30
4 / 30
5 / 30
6 / 30
7 / 30
8 / 30
9 / 30
10 / 30
11 / 30
12 / 30
13 / 30
14 / 30
15 / 30
16 / 30
17 / 30
18 / 30
19 / 30
20 / 30
21 / 30
22 / 30
23 / 30
24 / 30
25 / 30
26 / 30
27 / 30
28 / 30
29 / 30
30 / 30
25 Korrik 2018, 11:15

Zjarri masiv i dy ditëve të fundit në Greqi ka lënë pas një katastrofë, ndërkohë që disa vatra vijojnë që të jenë aktive. Numri i viktimave deri tani llogaritet 80, ndërsa të plagosur janë 187, mijëra banesa janë djegur dhe shkatërruar. Zjarrfikëset, mjetet e ushtrisë, por edhe automjetet të tjera të ndihmuar edhe nga helikopterët vijojnë luftën me flakët në Kineta dhe disa zona të tjera në periferi të kryeqytetit grek, por situata është nën kontroll.

Mes viktimave zyrtarisht është edhe një shqiptare, Nica Leka, rreth 85 vjeç me origjinë nga Leshnica e Sarandës, mësohet se ka vdekur në banesën e saj, në vendin e quajtur Mati. Por dyshohet se shqiptarët që humbën jetën nga zjarri janë tre, pasi përpos 85 vjeçares janë shpallur të zhdukura dy shqiptare të tjera, punonjëse të një taverne, ndërsa të plagosur janë mbi 13.

Ekipet e kërkim shpëtimit janë duke vijuar operacionet për gjetjen e të zhdukurve mes shtëpive e makinave të djegura pasi mbi 100 persona janë të zhdukur, ndërkohë që po punohet edhe për identifikimin e viktimave. Ndërkohë që paralelisht me kërkimet, vijon edhe shpërndarja e ushqimeve në Mati, Rafina, Kineta, por edhe në zona të tjera. Referuar numrit të lartë të personave që janë të zhdukur, numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim.