Ekonomi, turizëm, trashëgimi kulturore dhe plane të përbashkëta investimesh, me vullnetin e çeljes së një kapitulli të ri bashkëpunimi mes dy vendeve.
Edi Rama është pritur me nderime të larta nga krerët Arabë, ku pritet të zhvillohen takime të karakterit ekonomikë.
Që prej ditës së djeshme kreu i qeverisë ndodhet në një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite. Përmes një postimi në Facebook Rama na tregon detaje rreth takimit të tij me krerët Arabë.
Gjatë ditës së sotme ai u takua me mbretin Salman ibn Abdulaziz Al Saudi, nga i cili u prit me nderime të mëdha. Kreu i Qeverisë bën të ditur se pas takimit u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi mes të dy vendeve
“Në pritjen shumë miqësore të mbretit Salman ibn Abdulaziz Al Saudi, ku pas drekës zyrtare u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunim” shprehet Edi Rama dhe ka vijuar më tej përmes një postimi të dytë duke thënë: Ekonomi, turizëm, trashëgimi kulturore dhe plane të përbashkëta investimesh, me vullnetin e çeljes së një kapitulli të ri bashkëpunimi mes dy vendeve.
Ai është takuar gjithashtu edhe me Shefin e Fondit Saudit të Zhvillimit, për të diskutuar për programin e projekteve të propozuara prej nesh në ekonomi, turizëm, arsim dhe trashëgimi kulturore.











