FOTO/Detajet që na humbën nga Kuvendi

1 / 7
2 / 7
3 / 7
4 / 7
5 / 7
6 / 7
7 / 7
28 Qershor 2018, 19:18

Seanca e sotme në Kuvend nga debati për hapjen e negociatave tek projektligji për Teatrin Kombëtar, ka patur disa momente pikante  si nga ana e deputetëve opozitarë dhe atyre të maxhorancës. Spikat në oborrin e Kuvendit, deputeti opozitar Endrit Braimllari, që kalimi në opozitë duket se i ka dhënë efektet e para. Braimllari ka pozuar para aparatit të fotografit Agim Rama, ku duket elegant dhe me disa kilogramë minus.

Deputetja demokrate Grida Duma, i ka besuar të “zezës” në një ditë gri si e sotmja, ndërsa 4 opozitarët Nora Malaj, Luan Rama, Kejdi Mehmetaj e Floida Kërpaçi, kanë pozuar me syze dielli në një ditë të vrenjtur me shi…

Një tjetër moment për t’u parë me kërshëri është dhe ai i parakalimit të deputetit demokrat Ervin Salianji me çantat që simbolizonin milionat e eurove të kapura në portin e Durrësit. Fokusit të aparatit nuk i kanë shpëtuar as socialistët Taulant Balla, Arben Ahmetaj e Fatmir Xhafaj.