Rally Albania ka mbledhur edhe këtë verë disa nga protagonistët më të njohur të motorëve dhe makinave. Edicioni i 14 i garës sportive në vendin e Shqiponjave mori jetë të shtunën nën petkun e garës më të vjetër të Ballkanit, ku marrin pjesë 180 pilotë nga 15 vende të ndryshme të botës.Gara startoi si gjithmonë me kategorinë e motorëve që këtë vit janë edhe më të shumtë në numër, që rrjedhimisht e bën atë edhe më kompetitiven. Italianët si gjithmonë janë favoritë për të fituar garën e motorëve me disa profesionist si Andrea Cosentiono, Marco Borsi dhe Amadeo Belli. Ritmin e tyre mund ta mbaj vetëm sllovaku Boris Vllah ose hollandezi Johnatan Velema.
Përsa I përket makinave konfirmohen sërish shqiptarët me pretendentin kryesor Renti Sina që si gjithmonë ndiqet nga rivalët Dorian Nurka, Drini Shkreta dhe Ilir Lloti apo Malvin Kaci që fitoi garën e fundit të kampionatit shqiptarë. Por Rally Albania është ndërkombëtar kështu që rivalët mund të jenë hollandezi Maurice Ubachs apo francezi Cossus Diddier.
Nesër do të zhvillohet etapa më e vështirë me plotë 420 km rrugë pa rrugë, të pa pritura dhe problemet që mund të shkaktojnë malet e Shqipërisë që duhen kaluar për të shkuar nga Peshkopia në Përmet.











