Policia ka arrestuar shefin e tifozëve të Milanit, atë të rojeve të sigurisë së Interit dhe 20 persona të tjerë për trafik droge, ndërsa është sekuestruar edhe 250 kg kanabis në një kamion, që sipas mediave të vendit fqinj kishte ardhur nga Shqipëria.
Shefi i tifozëve të Milanit Luca Lucci sipas të dhënave nga policia italiane furnizohej me drogë nga një bandë shqiptarësh. 37 vjeçari përdorte selinë e shoqatës “Il Clan” si bazë për trafikun dhe destinacionin e ngarkesave të drogës. Ai është person me precedent penal, pasi është dënuar më parë për incidentet në derbin e Milanos. Por pavarësisht urrejtjes në stadium, me shefin e sigurisë së Interit i bashkonte tregtia e drogës me shqiptarët.