FOTO/'Jo qeveri krimi e droge', deputetët e opozitës banderolë në kuvend, Rama mbulon fytyrën

1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
24 Maj 2018, 10:38

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita, seanca e sotme ka nisur me debate të ashpra. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta nga nisja e seancës, që opozita të bllokojë foltoren, duke u bërë pengesë për zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit. Basha kërkoi fjalën për procedurë në nisje të seancës dhe pasi i mbaroi koha, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ndërpreu fjalën. 

Kjo ka irrituar deputetët e opozitës, të cilët kanë bllokuar foltoren e Kuvendit dhe kanë shpalosur në sallë një banderolë të madhe, ku shkruhej: 'Shqipëria si gjithë Evropa, jo qeveri të krimit dhe drogës'.

Ata shpalosen nje banderore para kryeministrit me shenimin: Shqiperia si gjithe Evropa, jo qeveri e krimit dhe droges.

Kreu i Kuvendit, Ruci kerkoi nga deputetet te ulen neper vende, duke thene se “Kjo eshte shfaqja e shëmtuar e radhës flet se cfarë mesazhi të shëmtuar doni të përcillni në mbledhjen e Qershorit”.

Pas kesaj, ai njoftoi nderprerjen e seances plenare.

b.ha./Shqiptarja.com