FOTO/Kukës, koncesionari i "Rrugës Kombit" bllokoi kalimin e kullotave, banorët në protestë

1 / 10
2 / 10
3 / 10
4 / 10
5 / 10
6 / 10
7 / 10
8 / 10
9 / 10
10 / 10
16 Maj 2018, 11:37

Banorët e fshati Kolsh në Kukës kërkojnë rrugë alternative pas bllokimit të të vetmes rrugë që lidh fshatin me kullotat dhe bjeshkët.

Firma koncesionare e “Rrugës së Kombit”, në afërsi të tunelit, që prej datës 5 maj ka bllokuar rrugën lidhëse të fshatit me kullotat.

Banorët e zonës janë të  detyruar që të udhëtojnë deri në mbikalimin e Thirrës, në mënyrë që të kenë mundësi të kalojnë në kullotat e fshatit.

Banorët e zonës kanë lënë një afat 5 ditor për zgjidhjen e problemit të tyre, ato thonë që kanë 2300 ha pyje dhe kullotat janë i vetmi burim jetese për ta, që lidhen me rrugën e shërbimit e cila qëndron e bllokuar që prej datës 5 maj.

Kërkesat për një rrugë alternative ndaj qeverisë janë bërë nga përfaqësia e fshatit me 800 banorë.

b.ha./Shqiptarja.com