FOTO/Marshim te liqeni për Ditën Ndërkombëtare Kundër Duhanit, Manastirliu: Duhani thyen zemrën

1 / 12
2 / 12
3 / 12
4 / 12
5 / 12
6 / 12
7 / 12
8 / 12
9 / 12
10 / 12
11 / 12
12 / 12
31 Maj 2018, 09:16

Sot, 31 maj, shënohet Dita Ndërkombëtare kundër Duhanit. Në kuadër të kësaj dite të rëndësishme, Ministria e Shëndetësisë po zhvillon një aktivitet te Liqeni Artificial. Një grup qytetarësh, shoqëruar dhe nga ministrja Ogerta e Manastirliu, po bëjnë një marshim-vrap këtë mëngjes te liqeni, në shenjë sensibilizimi.

Ata kanë veshur të gjithë bluza, përmes të cilave përcjellin nga një mesazh për ata që konsumojnë duhan. Në mesazhin e saj, Manastirliu tha se duhani thyen zemrën dhe është shkak për sëmundjet kardiovaskulare.

Sot jemi këtu për të ndërgjegjësuar të gjithë ata që janë duhanpirës, për t’i kushtuar më shumë kohë shëndetit. Duhani thyen zemrën dhe i referohet sëmundjeve kardiovaskulare. Ne jemi sot këtu për të zgjedhur shëndetin dhe jo duhanin.Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

Marshimit i janë bashkuar dhe artistë apo gazetarë, siç ishte Landi i grupit të njohur ‘West Side Family’ apo gazetarja Mira Kazhani, të cilët dhanë mesazhet e tyre kundër duhanit

 

b.ha./Shqiptarja.com