FOTO/Rikonstruksioni i segmentit rrugor Vlorë-Skelë

1 / 16
2 / 16
3 / 16
4 / 16
5 / 16
6 / 16
7 / 16
8 / 16
9 / 16
10 / 16
11 / 16
12 / 16
13 / 16
14 / 16
15 / 16
16 / 16
6 Korrik 2018, 15:21

Bashkia e Vlorës ka ndërprerë punimet për rikonstruksionin e Bulevardit “Ismail Qemali”, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve përgjatë sezonit turistik. 

Numri i automjeteve në Vlorë në pikun e verës pesëfishohet dhe punimet në këtë arterie të rëndësishme për turistët që udhëtojnë në drejtim të zonave të tjera turistike në jug të vendit, paralizojnë trafikun. 

Rikonstruksioni i këtij se nisur prej disa muajsh do pezullohen për të rinisur në muajin shtator. Kryebashkiaku Dritan Leli u shpreh sot nga kantieri i punimeve se kjo rrugë është arteria kryesore e qytetit të Vlorës. 

Një pjesë e mirë e këtij segmenti do jetë gati që këtë fundjavë për qarkullimin e automjeteve, duke iu ardhur në ndihmë pushuesve dhe qytetarëve. 

b.ha./Shqiptarja.com