FOTO/Rita Ora surprizon fansat, ndryshon look-un para koncertit në Tiranë

1 / 8

Look-u i ri i Rita Orës

2 / 8

Look-u i ri i Rita Orës

3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
3 Qershor 2018, 15:53

Rita Ora ka ndryshuar look pak orë përpara koncertit në Tiranë. Rita Ora vjen në Shqipëri për herë të dytë, për të performuar në skenën e sheshit “Skënderbej”. Për herë të parë ajo ishte në 28 nëntor 2012, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. 

Siç duket edhe fotot e postuara nga vetë Rita nga aeroporti i Londrës, pak para nisjes për në Tiranë, duket që ajo ka ndryshuar modelin e flokëve, nga bionde në të kuqe. Motivet janë ato kombëtare dhe patriotike.

Ajo që bie në sy është fakti se bukuroshja nuk do të jetë bionde, siç jemi mësuar ta shohim zakonisht, por më flokë të kuqe, duke simbolizuar kështu edhe ngjyrat kombëtare në prag të koncertit të saj në Tiranë.