FOTO/Shqipëria e 10-ta në listën e 25 vendeve të botës që nuk duhen humbur pa u vizituar

GALWAY

1 / 25

HERMANUS

2 / 25

UTAH

3 / 25

ISTANBUL

4 / 25

LOIRE VALLEY

5 / 25

ZANZIBAR

6 / 25

BUENOS AIRES

7 / 25

SAN FRANCISCO

8 / 25

FRENCH POLYNESIA

9 / 25

ALBANIA

10 / 25

MEXICO CITY

11 / 25

JAPAN

12 / 25

PERU

13 / 25

LISBON

14 / 25

MOROCCO

15 / 25

IBIZA AND FORMENTERA

16 / 25

NEW YORK

17 / 25

SICILY

18 / 25

MILAN

19 / 25

CORFU

20 / 25

THE COTSWOLDS

21 / 25

ZIMBABWE

22 / 25

SANTORINI

23 / 25

BUDAPEST

24 / 25

BARCELONA

25 / 25
6 Gusht 2019, 10:20

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me një artikull të revistës prestigjioze britanike të udhëtimeve ”Condé Nast Traveller”, që e rendit Shqipërinë në vendin e 10 mes 25 vendeve të botës që nuk duhen humbur pa u vizituar edhe në vjeshtë.

Mirëmëngjes dhe me renditjen e Shqipërisë me numrin 10 mes 25 vendeve të botës për të mos u humbur pa u vizituar edhe në vjeshtë nga prestigjiozja britanike e udhëtimeve Condé Nast Traveller, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama teksa ka shpërndarë artikullin që e quan Shqipërinë një perlë ballkanike.

”Mund të mos jetë ende ‘Kroacia e re’, por edhe kjo është pjesë e qasjes, pasi kjo perlë ballkanike deri tani ka mbetur kryesisht jashtë vëmendjes.

Gjithmonë do të gjendet ndonjë aventurier i guximshëm, i gatshëm për të qenë i pari. Kështu pra, në Alpet e virgjëra shqiptare, Katerina nga Bruklini dhe partneri i saj shqiptar menaxhojnë një shtëpi në fermë me pesë dhoma të quajtur “Hotel Rilindja”, një oaz komod mes majave dhe livadheve, ku gjatë mbrëmjeve ka festa me mish dhie të pjekur dhe troftë rezervuari të freskët”, thekson revista.

Ose mund të shkoni në Rivierën Shqiptare për rërën e artë dhe ujin e kthjellët mes ngjyrës blu dhe të gjelbër që lag limane të thepisura. Në verë, plazhet janë të mbushura me njerëz që kanë ikur nga Tirana – por, në shtator ata janë përsëri në punë, ndërsa moti vazhdon të jetë Mesdhetar dhe Adriatiku i ngrohtë.

b.ha./Shqiptarja.com