Fethullah Gulen është një emër i njohur për shqiptarët, pasi rrjeti i tij ka biznese dhe ndjekës të shumtë në Shqipëri e Kosovë.
Përplasja e tij prej vitesh me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, ka shkaktuar ndarje dhe mes vetë shqiptarëve me “sytë” nga Turqia.
Së fundmi, në mediat amerikane është botuar një reportazh për jetën e Gulen.
Imami i njohur mysliman bën një jetë “modeste” në një kompleks të mbikëqyrur rreptë në qytetin e vogël Sejlorsburg, rreth 100 milje larg Nju Jorkut.
Ai vizitohet nga pak njerëz në kompleksin e tij dhe ata i nënshtrohen një kontrolli të rreptë, para se të lejohen të hyjnë.