FOTOT e laboratorëve të shqiptarëve, shkatërrohet banda e drogës në Belgjikë, 27 të arrestuar dhe 2.1 tonë drogë e sekuestruar! Në operacion edhe ushtria

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
19 Tetor 2021, 17:01

BELIGJIKË-Një bandë e madhe e drogës u shkatërrua pas 'Operacionit Sky' të zhvilluar nga autoritetet belge ku janë arrestuar 27 persona dhe është sekuestruar sasia rekord e drogës, 1.6 ton me vlerë 80 milionë euro. Policia bastisi 23 vende këtë mëngjes, me mbështetjen e ushtrisë. Rrjeti u shkatërrua pjesërisht falë mesazheve të koduara nga telefonat Sky ECC.

Këtë mëngjes rreth orës 5 të mëngjesit, më shumë se 300 oficerë bastisën 23 vende të ndryshme në një hetim të madh të krimit të drogës. Zyra e prokurorit federal e njoftoi këtë në një deklaratë për shtyp. Kërkimet u kryen kryesisht në rajonin e Liège, por gjithashtu - në një masë më të vogël - në Limburg dhe Flandrën Lindore. Gjatë kontrolleve, policia mori ndihmë nga forcat speciale dhe ushtria.

KT/Shqiptarja.com