Fotot/ E lumtur dhe me veturë modeste, ja si ndihet gjyqtarja e parë shqiptare që kalon Vettingun

1 / 6
2 / 6
3 / 6
4 / 6
5 / 6
6 / 6
5 Prill 2018, 09:34

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është gjyqtarja e parë shqiptare e cila ka kaluar me sukses procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë, një prej kolonave kyçe të ndryshimeve kushtetuese dhe reformës në drejtësi në Shqipëri.

Ajo u paraqit sot për të dëgjuar vendimin përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në  Tiranë, i cili dje kishte kaluar me sukses verifikimin e gjendjes së saj pasurore si dhe aftësitë e saj profesionale.

Tusha u paraqitur me avokatin e saj në sallën e Pallatit të Kongreseve, ku do të kalojnë në “sitë” të gjithë gjyqtarët e prokurorët shqiptarë.

E buzëqeshur dhe e shoqëruar me një veturë modeste Volkwagen Passat, Tusha dukej sot si imazhi i gjyqtares së ndershme dhe të pastër, çka është edhe vetë synimi i reformës në drejtësi.

Në sallë ishte i pranishëm edhe një përfaqësues i huaj i OMN-së, që po asiston reformën.

Para Tushës, kolegu i saj në Gjykatën Kushtetuese, Fatos Lulo, ishte përjashtuar për shkak të mos-justifilkimit të pasurisë së tij prej afro 500 mijë dollarësh.