Bllokohen 4 deri në 5 milionë euro në portin e Durrësit nga një superoperacion i policisë. Paratë ishin të fshehura në dy makina ‘Toyota Yaris’. Dy makinat ishin të ngarkuara në një kamion së bashku me 7 makina të tjera. (Në total 9 makina 7 Toyota Yaris, një Opel dhe një Alfa Romeo). Makinat janë bllokuar në orën 15:00 në portin e Durrësit, sapo kanë zbritur nga trageti që vinte nga Bari. Por kjo histori po shoqërohet edhe nga një skandal politik, pasi tre ditë më parë, operacioni i Interpol që duhet të rrinte tepër sekret, u dekonspirua nga lideri i opozitës Lulzim Basha, që ka përdorur informacione tepër konfidenciale duke lajmëruar në sallën e Kuvendit operacionin. Informacioni i parë fliste për 1.5 mln euro sikur tha Basha ditën e enjte në Kuvend në një makinë ‘Toyota Yaris’, por rezultoi se eurot ishin në dy makina.Pikerisht dy makinat Toyota Yaris ku u gjetën eurot ishin nisur Belgjika, kaluan tranzit në Itali dhe mbrëmë u nisën nga Bari me tragetin 'GNV' për në portin e Durrësit. Forca të shumta policie të ardhura nga Tirana ishin në gatishmëri për të identifikuar mjetin. Por gjatë kontrollit të makinave rezultoi se shuma ishte e ndarë në dy makina, në një vend të posaçëm te dyert e para të makinave, dhe nuk ishin 1.5 milion si e dinte Basha por me shume. Preja e kartëmonedhave është 20-she, 50-she dhe 100-she.
FOTOT Ekskluzive në Durrës, bllokohen në port rreth 4 mln euro në 2 ‘Toyota Yaris’ të ngarkuara në kamion
1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
Fotogaleri të tjera
-
U burgosën gjatë komunizmit se s'dëshmuan në mënyrë të rreme kundër SHBA-së, ambasada amerikane në Tiranë përkujton 2 ish-punonjësit e saj shqiptarë
-
Kursi i NATO-s për sigurinë dhe mbrojtjen, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi takon pjesëmarrësit në Tiranë
-
Kaloi një jetë në skenë, Koço Qendro nderohet me titullin 'Ambasador i Qarkut' në 99-vjetorin e lindjes
-
Vizita në Estoni, Rama takim me kryeministrin Kristen Micha
-
Vrasja në tentativë e Aleksandër Prendit/ SPAK zbërthen e celularët e anëtarëve të grupit të ‘Bajrit’, foto e video kur stërviteshin me armë
-
BE me TY – për mundësitë në Ballkanin Perëndimor
-
Xi Jinping shtron darkë zyrtare për Donald Trump: Marrëdhënia Kinë-SHBA më e rëndësishmja në botë
-
Pas Mereme Selës, edhe Evi Kokalari kërkon nga Gjykata e Tiranës të pezullojë zgjedhjet për kreun e PD
-
Çmimi i Karlit të Madh/ Rama nga Gjermania: Nder të isha pjesë e grupit të miqve të nderit në ceremoni
-
Përmbytje në Turqi, stuhitë nxjerrin nga shtrati lumenjtë në Samsun! 12 të lënduar, Qindra shtëpi e biznese nën ujë
-
Për herë të parë në histori, NATO dhe ushtria e Serbisë kryejnë stërvitje të përbashkëta! Marrin pjesë edhe vëzhgues ndërkombëtarë
-
Ushtarakët shqiptarë triumfojnë në SHBA, fitojnë garën 'Best Warrior' të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit