Fotot: Kantieri i Rilindjes së lagjes historike të Vlorës, Rama poston pamjet

1 / 23
2 / 23
3 / 23
4 / 23
5 / 23
6 / 23
7 / 23
8 / 23
9 / 23
10 / 23
11 / 23
12 / 23
13 / 23
14 / 23
15 / 23
16 / 23
17 / 23
18 / 23
19 / 23
20 / 23
21 / 23
22 / 23
23 / 23
13 Tetor 2019, 20:25

Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm në përurimin e përfundimit të investimit të Qendrës historike të Vlorës.

Gjatë fjalës së tij ai vlerësoi punën e të gjithë aktorëve për ndërhyrjet në restaurimin e zonës historike dhe u shpreh i impresionuar nga transformimi bashkëkohor i këtij investimi.

“Edhe për mua që e kam parë me sytë e mendjes këtë zonë, shumë kohë më parë dhe kam qenë nxitës i këtij bashkëpunimi shembullor me Fondacionin Amerikan, them se qendra historike e Vlorës, ka ardhur në dritë përtej parashikimit” – tha Rama.

Ai theksoi se “është një hapësirë tërësisht e re, jo thjeshtë e pastër dhe e bukur, por edhe mundësi e zhvillimit ekonomik dhe për këtë i jam mirënjohës atyre që kanë kontribuar për këtë transformim shembullor”.

Gjithashtu Rama ka postuar në faqen e tij të Facebook një fotoalbum nga kantieri i Rilindjes së lagjes historike të Vlorës.

“FOTOALBUMI i vizitës në Kantierin e Rilindjes së Lagjes Historike të VLORËS”- shkruan shefi i qeverisë teksa poston fotot