FOTOT / Lionel Mesi “vjen” në Tiranë, ja ku do të mund ta takoni atë çdo ditë

1 / 7
2 / 7
3 / 7
4 / 7
5 / 7
6 / 7
7 / 7
30 Maj 2023, 10:12

Artisti argjentinas me famë botërore Maximiliano Bagnasco po realizon në një prej fasadave në kryeqytet portretin gjigand të Lionel Mesit, që konsiderohet edhe si lojtari më i mirë i botës dhe nga shumë si më i miri i të gjitha kohërave.

Muralja e Mesit do jetë te Godinat e reja të Konvikteve tek Farmacia 10 në kryeqytet, ndërsa po tërheq çdo ditë kureshtjen e qytetarëve të shumtë që kalojnë aty. 

Maximiliano Bagnasco është një emër i njohur në fushën e artit, ndërsa ka dhe rreth 300 mijë ndjekës nga e gjithë bota. Në Itali ai njihet për muralen gjigande me portretin e Maradonës në Napoli teksa pushtoi faqet e gjithë mediave ndërkombëtare.

“Mural Fest Tirana” është një nga aktivitetet më të veçantë që zhvillohet në kryeqytet si nismë e Drejtorisē së Dekorit nga Bashkia e Tiranës dhe kuruar nga Shoqata Kulturore VIZart. 

Vitet e fundit Tirana po i ofron qytetarëve dhe vizitorëve të huaj një pamje tjetër, ku fasadat e mureve në disa rrugë, janë zëvendësuar me murale, të cilat i kanë dhënë pamje tjetër kryeqytetit.