Fotot/ Nga Kuliçaj e Sali Lushaj, te “kapelja e republikës” e Malltezit, çfarë s’u pa nga Kuvendi i PD-së

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
29 Prill 2018, 19:47

Partia Demokratike mblodhi sot Kuvendin e saj Kombëtar, i cili miratoi ndryshimet në statut.

Me këtë rast, u panë të pranishëm disa figura të njohura të kësaj force politike ndër vite.

Spikatën me praninë e tyre dy ish-truprojat e Sali Berishës, Agron Kuliçaj dhe Sali Lushaj.

Kuliçaj ka qenë zv. Drejtor i Përgjithshëm i Policisë gjatë 8 viteve të qeverisë Berisha.

Lushaj ka qenë truproje e Berishës në vitin e mbrapshtë 1997. Ai është gjykuar dhe dënuar për grushtin e shtetit më 1998, ndërkohë që ishte pjesmnarrës dhe në protestën e dhunshme të Kalimashit pak kohë më parë.

Sakaq ra në sy edhe prania e dhëndërrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, që u shfaq me një kapele republike në event, edhe për shkak të diellit të nxehtë të paradites në Tiranë.