FOTOT/ Përdhunime, tortura dhe elektroshok: Brenda burgut sadist iranian, më të frikshmit në botë

0/16 Brenda burgut të Evinit në Iran
13 Shtator 2019, 18:55
Burgu i Evinit në Iran, konsiderohet si më i frikshmi në botë, pai shumë të burgosur kanë përshkruar skena përdhunimesh, torturash e përdorimin e elektroshokut.
 Daily Mail ka sjellë disa foto dhe të dhëna nga ky burg, pas arrestimit dhe dërgimit në Evin, të blogeres britaniko-australiane Jolie King.
 

Ajo u arrestua së bashku me të dashurin australian Mark Firkin në llim të korrikut, pasi dyshohet se kishte ngritur një dron pranë Teheranit, kryeqytetit të Iranit.Ajo u vërejt brenda burgut iranian nga Nazanin Zaghari-Ratclie, një britaniko-iranian, i cili është burgosur atje që nga viti 2016. Atje ajo do të përballet me kushte brutale, me ish-të burgosurit që kanë përshkruar “qeli të  vetmuara, pa dritare, ventilim apo banjë”, roje sadistë të burgut, që përdorin tortura për të poshtëruar robërit e tyre, dhe varje nëpër oborr. Mijëra njerëz mendohet se janë ekzekutuar atje. E vendosur në rrëzë të maleve Albert në veri të Teheranit, burgu i Evin u ndërtua llimisht në 1972 nën mbretërimin e Mohammad Reza Pahlavi për të mbajtur një numër të zgjedhur të kundërshtarëve të tij më të frikëshëm.(TemA)