FOTOT/ Ringritja e legjendares, rindërtohet Nëndetësja 'Legjendare' 105

1 / 14
2 / 14
3 / 14
4 / 14
5 / 14
6 / 14
7 / 14
8 / 14
9 / 14
10 / 14
11 / 14
12 / 14
13 / 14
14 / 14
1 Gusht 2018, 12:50

Nëndetësja legjendare "105" e cila u bë e famshme në vitet e diktaturës kur Shqipëria po shkëpuste marrëdhëniet politike dhe ekonomike me Bashkimin Sovjetik, do të jetë një prej atraksioneve turistike në vend. Kur rusët po tërhiqnin armatimin nga baza ushtarake e Pasha Limanit në Vlorë në vitin 1961, një pjesë e armatimeve u mbajtën forcërisht nga shqiptarët, mes tyre edhe nëndetësja "105". Pas 57 vitesh, nëndetësja e famshme del sërish në skenë, ndonëse jo si para 5 dekadash. Specialistët kanë punuar për katër vite për ta rikthyer atë në gjendjen që ishte para vitit 1997 kur u shkatërrua.

Specialisti i trashëgimisë kulturore shpirtërore Sejmen Gjokoli, ka bërë publik lajmin që e shoqëron me disa foto se si duket sot nëndetësja. Ai shkruan se tashmë ajo është rindërtuar dhe gjithçka është në vend.

“E shkatërruar dhe e zhveshur tërësisht në vitin e mbrapshtë ‘97, ajo do të mbetej ashtu bark tharë e lidhur në një nga kalatat e bazës ushtarake të Pashait”, shkruan Gjokoli në rrjetin social “Facebook”.