Ashtu siç në Shqipëri janë ndërtuar dy BunkArt-e, duke e shfrytëzuar trashëgiminë komuniste të vendstrehimeve të nëndhshme gjatë Luftës së Ftohtë për qëllime turistike, edhe në Bosnjë po ndiqet e njëjta praktike me atë që konsiderohet ndër bunkerët më të mëdhenj bërthamorë në Europë.
Fjala është për bunkerin e Titos në Konjiç të Bosnjes, një nga sekretet më të rrepta ushtarake të ish-Jugosllavisë, ndërtimi i të cilit kushtoi 4.6 miliardë dollarë amerikanë.
Është një objekt ushtarak i Komandës së Luftës së Ushtrisë (ARK) i koduar “Stamboll”, i quajtur më vonë “Komanda e Luftës Atomike”, dhe i njohur gjerësisht si “Bunkeri i Titos”, i cili u ndërtua në fshehtësi të plotë për 26 vjet, nga 1953 deri në 1979, i fshehur në malin Zlatar.











