FOTOT/Korçë, helikopteri pëson dëfekt në ajër, bën ulje të detyruar mes pallateve, i thyen rrotat

1 / 12
2 / 12
3 / 12
4 / 12
5 / 12
6 / 12
7 / 12
8 / 12
9 / 12
10 / 12
11 / 12
12 / 12
5 Gusht 2018, 12:12

KORÇE-  Helikopteri i një kompanie private që do merrte një nuse pëson defekt në Korçë bën ulje emergjente në mes të një blloku me pallate, pranë vendit të quajtur "Kryqëzimi i Ersekës" . Në momentin e incidentit, në bordin e helikopterit ka qenë piloti dhe dhëndri. Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive pak çaste pas momentit të incidentit ku siç shihni helikat e helikopterit civil të kompanisë "Shega-Air" janë ende në lëvizje. Nga pamjet duket dëmtimi në rrota.

Ngjarja është shënuar pranë Unazës së Qytetit të Korçës rreth orës 10:30 në një lulishte pranë blloqeve të banimit. Pranë vendit të ngjarjes ndodhet edhe një pikë karburanti, çka mund të rezultonte me pasoja të rënda nëse avaria do shkaktonte pamundësimin e uljes së helikopterit në sheshin e vogël të lulishtes. Fatmirësisht nuk ka të lënduar ndërsa Report Tv ka mësuar se helikopteri ishte kontraktuar për marrjen e një nuseje. Helikopteri është një model “Za-Kei” me kapacitet nga 6 deri në 8 persona, dhe kryen fluturime në distance të ndryshme në distance edhe të largëta.

Hetimet paraprake ende s’kanë zbuluar shkaqet e rrëzimit të helikopterit, ndërsa dyshohet se shkak mund të ketë qenë manovra e gabuar e pilotit që drejtonte helikopterin. Por piloti i helikopterit ka dëshmuar në polici se helikopteri kishte pësuar defekt në motor gjatë fluturimit në ajër. 

b.ha./Shqiptarja.com