Futen drogë dhe celularë me dron në burgun e Shënkollit, 3 të arrestuar

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
7 Korrik 2019, 12:30

Policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Burgjeve kanë arrestuar tre persona, të cilët me anë të dronit tentuan të fusnin drogë e celularë brenda në ambientet e burgut të Shënkollit.  Të arrestuarit janë; M.V. 28 vjeç  banues në fshatin Vrake, Malësi e Madhe, i dënuar më parë për vjedhje, Xh. K.  25 vjeç dhe Xh.L .28  vjeç,  banues  në  Bajze ,Malësi e  Madhe,Shkodër

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, në rrethimin e jashtëm të burgut, punonjësit e Policisë së burgut që kryenin shërbim kanë konstatuar se po fluturonte një dron duke hyrë në zonën e ndaluar dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Lezhës, e ndërsa në mbështetje të tyre shkuan edhe FNSH e Shkodrës.

Pas bllokimit të dronit, policia gjeti të lidhura në një qese plasmasi 7 pako me lëndë narkotike si dhe tre telefona celularë. Gjithashtu policia bllokoi edhe automjetin e autorëve, ku u gjet edhe telekomanda e dronit. Ndërsa brenda rrethimit të dytë të jashtëm të burgut, u gjet edhe çanta ku tre të arrestuarit kishin future dronin, si dhe tre aparate të tjerë celularë.

b.ha./Shqiptarja.com