'Fytyrë ëngjëlli' që mund të ngrejë pesha deri 180 kg

2/0
7 Tetor 2019, 13:30

Julia Vins është një vajzë shumë simpatike dhe duket shumë e brishtë.

Por bukuroshja ruse ajo ka një trup muskuloz dhe mundtë ngrejë pesha deri në 180 kg.

Ajo ka tre rekorde botërore për peshëngritje për femra, dhe thotë se djemtë që flasin keq për paraqitjen e fizikut të saj, thjesht e kanë nga zilia.

Julia mban mend kur ishte e vogël dhe të gjithë “fytyrë engjëll”.

Ajo ishte nxënëse shume e mirë dhe merrej me muzikë e gjëra të tjera, si cdo vajzë e vogël.

Sipas saj çdogjë ndryshoi kur nisi palestrën në moshën 15- vjeçare dhe që atëherë është ndier e përmbushur.