FOTO/Gazeta italiane “greenMe”, ja 10 plazhet më të bukura të Adriatikut në Shqipëri

1 / 10
2 / 10
3 / 10
4 / 10
5 / 10
6 / 10
7 / 10
8 / 10
9 / 10
10 / 10
14 Prill 2018, 17:20

Kryeministri i vendit Edi Rama e ka nisur ditën me një postim në rrjetin e tij social Facebook për plazhet e bukura që ka Shqipëria. Duke i’u referuar një postimi të gazetës italiane “greenMe” Rama uron “Mirëmëngjesi” për të gjithë shqiptarët.

Postimi i plotë i Edi Ramës në Facebook

MIRËMËNGJES 
dhe me këtë artikull të medias italiane për Shqipërinë dhe 10 plazhet më të bukura të Adriatikut, ju uroj një fundjavë të qetë. Për një kohë të gjatë, Shqipëria ka mbetur një destinacion i panjohur nga të tjerët. Me pamje nga Mesdheu dhe që laget nga dy dete, Jon dhe Adriatik në një vijë bregdetare të vetme, ofron vende të pakonceptuara dhe plazhe të mrekullueshme. Me këto fjalë e nisi shkrimin për Shqipërinë revista italiane ”greenMe”. Plazhet e Shqipërisë së veriut, të cilat lagen nga deti Adriatik, janë ranore dhe me ujëra të cekëta prandaj janë edhe të preferuarit për familjet me fëmijë. Ekzistojnë laguna dhe ekosisteme natyrore, prandaj ky bregdet është shumë i popullarizuar edhe mbetet i preferuar dhe nga turistët.

Renditja e 10 plazheve më të bukura të Adriatikut në Shqipëri sipas revistës italiane:

1. Velipoja
2. Shëngjini
3. Rana e Hedhun
4. Gjiri i Lalzit
5. Kepi i Rodonit
6. Durrësi
7. Currilat
8. Golemi dhe Mali i Robit
9. Vlora
10. Spille

b.ha./Shqiptarja.com