Memorie.al publikon një reportazh të gazetarit të njohur suedez, Sven Aurén, të botuar në gazetën “Svenska Dagbladet” të Stockholmit lidhur me katër vizitat e tij në Shqipëri, duke filluar nga viti 1938 kur ai erdhi për dasmën e Mbretit Zog dhe për të përfunduar në shtatorin e vitit 1968 ku ai vizitoi për herë të fundit Shqipërinë . Enver Hoxha urdhëroi para një viti që: gjithë ushtrimi i fesë, i çdo lloj forme qoftë, është rreptësishtë i ndaluar. Asnjë prift s´lejohet të shkojë në varrim dhe kryqet janë hequr nga varrezat krishtere. Bibla është vënë në listën e librave të ndaluara. Në Tiranë një kishë ortodokse përdoret si lokal vallëzimi, dhe altarin e kanë kthyer në kafene, Kisha në Vlorë përdorej si dyqan ushqimi, Xhamia piktoreske e Gjirokastrës është kthyer në rrobaqepsi…
Në Kinën e sotme çdo mëngjes kur nxjerr kokën për të parë nga dritarja e hotelit bëhesh dëshmitarë i pamjeve të rralla, kudo që të jesh në Pekin, Shangai, Kanton apo në çdo qytet tjetër: në rrugë dhe sheshe, kudo që të hedhësh sytë, shikon njerëz duke bëre gjimnastikë, të cilët bëjnë lëvizje marionetë sikurse t´ishte Mao që tërhiqte penjtë prej Olimpit të tij. Zoti i Shqipërisë Enver Hoxha nuk do të jetë më i dobët. Në Tiranë, Elbasan, Pogradec ose Korçë pamja është e njëjtë çdo mëngjes në orën shtatë: detyrimisht, gjimnastikë mëngjesi kolektive. Ashtu sikurse kinezi edhe shqiptari duhet ta fillojë mëngjesin me krahët lart dhe gjunjët e përkulur. Të mbash veten në formë është një obligim qytetar, ngaqë kombi ka nevojë vetëm për të aftët për punë dhe produktivët. Të padobishmit janë parazitë. Kjo vlen jo vetëm për njerëz por edhe për kafshë. Edhe këtu Hoxha ka ndjek shembullin e Kinës dhe ka ndaluar qentë. Sipas motivit zyrtar ekzistenca e maces justifikohet sepse ajo zë minjtë, kurse qeni nuk sjell dobi as për ushqimin e vet. Ai që nuk punon…. Para një viti i u dha urdhëri që të gjithë të zotët e qenëve t´i vrasin kafshët e tyre. Me anë të disiplinës së hekurt, që diktatori ushtron në vend, shfarosja masive ka qenë një sukses total. Unë e kam shkelur Shqipërinë nga veriu në jugë dhe nga lindja në perëndim: asnjë lehje qeni.












