Gjendja në konvikte, PD akuza Veliajt, Zhupa: Bashkë me dhëndrin e Xhafajt përgjegjës për situatën, rol ka edhe Plarent Ndreca

Dokumentat e publikuara nga Ina Zhupa, zëdhënëse e PD

1 / 8

Dokumentat e publikuara nga Ina Zhupa, zëdhënëse e PD

2 / 8

Dokumentat e publikuara nga Ina Zhupa, zëdhënëse e PD

3 / 8

Dokumentat e publikuara nga Ina Zhupa, zëdhënëse e PD

4 / 8

Dokumentat e publikuara nga Ina Zhupa, zëdhënëse e PD

5 / 8

Dokumentat e publikuara nga Ina Zhupa, zëdhënëse e PD

6 / 8

Dokumentat e publikuara nga Ina Zhupa, zëdhënëse e PD

7 / 8

Dokumentat e publikuara nga Ina Zhupa, zëdhënëse e PD

8 / 8
16 Dhjetor 2018, 13:04

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili iu bëri dje thirrje studentëve që të pranonin mundësinë e dialogut për t’i dhënë zgjidhje problemeve të tyre.

Ina Zhupa, zëdhënëse e PD, ka publikuar disa dokumente në faqen e saj në Facebook, ku bën përgjegjës për situatën e konvikteve në Qytetin Studenti, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe dhëndrrin e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Ditjon Baboci.

Zhupa shkruan se konviktet në Qytetin Studenti menaxhohen nga një shoqëri publike e cila varet nga Bashkia e Tiranës.

Sipas Zhupës, Bordi i Administrimit përbëhet edhe nga Plarent Ndreca, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit.

Deklarata e plotë e Ina Zhupës:

Kushti i 6 i studenteve lidhet me mjerimin qe kane ne konvikte dhe ne Tirane kjo gjendje ka vules Erjon Veliaj dhe dhendrit te Fatmir Xhafes, vartes i tij.

Mjerimi i konvikteve te Qytetit Studenti e ka emrin Erjon Veliaj, administratori i 100% te aksioneve te kesaj shoqerie publike. Nje nga kushtet e studenteve lidhet pikerisht me shkaterrimin total te mundesise per jetese dinjitoze ne konvikte. Konviktet jane turpi i keqmenaxhimit te bashkise Tirane dhe nderkohe Veliaj na thote qe eshte dakort me studentet!!!

Me VKM nr.335, date 4.5.2016 kjo shoqeri administrimi ka kaluar nga varesia e Ministrise se Zhvillimit Ekonomik , Turizimit , per tek Bashkia Tirane me qellim per te rritur me shume efikasitetin e manaxhimit te ketyre godinave. 

Me vendimin nr. 27004 date 8.9.2016 
Veliaj ka zgjedhur treshen e tij si Bord te Administrimit. Skema e keqmenaxhimit ka si Bord Administrimi: dy drejtore te Erjonit, dhendrin e Fatmir Xhafes Ditjon Baboci dhe Anuela Ristani, dhe Plarent Ndrecen ish sekretarin e pgj te Lindita Nikolles, sot Krye-inspektor i Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit. 

Kjo treshe e perzgjedhur nga Erioni Betoni eshte ne krye te administrimit, me pergjegjesi direkte per gjendjen e mjerueshme te qytetit studenti dhe abuzimin me miliona me tenderat. Sipas KLSH ne raportin e saj te auditimit ky institucion evidentohet per abuzimet me fondet publike dhe demin qe i shkakton buxhetit te shtetit.