Gjergj Xhuvani, një jetë me filmin shqiptar dhe trofetë ndërkombëtare

1 / 10
2 / 10
3 / 10
4 / 10
5 / 10
6 / 10
7 / 10
8 / 10
9 / 10
10 / 10
16 Gusht 2019, 10:21

Gjergj Xhuvani, një nga regjisorët më të spikatur në kinematografinë bashkëkohore shqiptare u shua në moshën 56- vjeçare. Pinjoll i një familjeje të njohur, i biri i shkrimtarit Dhimitër Xhuvani, ai u bë përfaqësuesi më i mirë i një brezi të ri kineastësh, që i erdhën Shqipërisë pas rënies së skemës së kinemasë socialiste. I lindur më Tiranë më vitin 1963, Gjergj Xhuvani studioi në Akademinë e Arteve në degën e Arteve Dramatike. Nga viti 1986 deri më 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma. Më vitin 1991 ai realizoi filmin e tij të parë “Bardh e zi”. Duke e pasur shkrimin një pasion të hershëm, ai e shkroi vetë skenarin. Në fokus të këtij filmi ishte një zyrtar i lartë partie dhe një mjek që punojnë në një fshat të thellë malor ku mësojnë lajmin e vdekjes  së mikut të tyre të fëmijërisë. Të dy veç e veç nisen për në varrim. Vështirësitë që ndeshin gjatë rrugës, kujtimet e secilit dhe takimi mes tyre zbulojnë karakteret dhe transformimet që kanë ndodhur për shkak të psikologjisë së tyre respektivisht ajo e një karrieristi dhe ajo e një njeriu që përpiqet të jetë më human. Në rolet kryesore, në këtë film interpretojnë Gëzim Rudi, Artan Imami, Petrit Malaj , Doris Prela dhe ajo që më vonë u bë bashkëshortaj e tij, Luiza Xhuvani. 

b.ha./Shqiptarja.com