Gjermania i bën 10 makina dhuratë policisë kufitare

Ambasadorja Gjermane

1 / 13

Makinat dhuratë nga Gjermania

2 / 13

Makinat dhuratë nga Gjermania

3 / 13

Foto nga eventi

4 / 13

Pajisjet

5 / 13

Pajisjet

6 / 13

Makinat dhuratë nga Gjermania

7 / 13

Makinat dhuratë nga Gjermania

8 / 13

Makinat dhuratë nga Gjermania

9 / 13

Foto nga eventi

10 / 13

Foto nga eventi

11 / 13

Ministri Lleshaj dhe zv-Drejtoresha e Policisë

12 / 13

Ministri Lleshaj

13 / 13
8 Mars 2019, 17:46

Policia gjermane i ka dhuruar 10 makina të reja policisë kufitare shqiptare. Automjetet e dhuruara, por edhe pajisjet për sigurinë kufitare arrijnë vlerën e mbi 300 mijë eurove. Sandër Lleshaj u shpreh se policia shqiptare do të vijojë që të rrisë nivelin e profesionalizmit dhe thellimin e bashkëpunimit me Gjermaninë.

"Shqipëria, Ministria e Brendshme dhe Policia Shqiptare do të vazhdojnë me seriozitetin më të lartë punën për të thelluar bashkëpunimin, për të rritur nivelin e profesionalizmit dhe të integritetit të të gjithë strukturës së Policisë së Shtetit.

Kështu besojmë se kontribuojmë për të mirën e Shqipërisë, për sigurinë e qytetarëve të saj, por edhe për thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Gjermaninë, dhe njëkohësisht përmes kësaj edhe thellimin e bashkëpunimit me Europën" - u shpreh Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. E pranishme në ceremoninë e dhurimit të makinave ishte edhe ambasadorja gjermane në Tiranë.

r.k./Shqiptarja.com