Gjilan/ Policia e Kosovës konfiskon 105 mijë euro, dyshohen se janë të falsifikuara

1 / 3
2 / 3
3 / 3
10 Dhjetor 2024, 09:03

GJILAN - Policia e Kosovës në koordinim edhe me Prokurorinë Speciale të Kosovës sot ka realizuar planin taktik, pasi janë pranuar informacione se në rajonin e Gjilanit disa persona të dyshuar janë duke tentuar të vënë në qarkullim shuma të mëdha të parave të falsifikuara.

Sipas policisë, lidhur me rastin gjatë veprimeve hetimore në mënyrë të kontrolluar është ndaluar automjeti me targa vendore të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit të realizuar në veturë janë gjetur dhe konfiskuar 105 mijë euro për të cilat ekziston dyshimi se janë para të falsifikuara.